Site icon Telegrafi

Shahini merr mbështetjen e Bolivisë në rrugëtimin ekonomik të Kosovës

Delegacioni i Aleancës Kosovare të Biznesit, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini në Barcelonë të Spanjës po zhvillon takime bilaterale në nivel ekonomik dhe politik me përfaqësues të Bolivisë, Panamas, Marokos, Bullgarisë dhe Spanjës.

Për herë të parë delegacioni i Kosovës u takua në nivel bilateral me zotin Gonzalo Lazoano-zv. Ministër të Mbrojtjes, Sigurisë dhe Prosperitetit kombëtarë të Bolivisë, me të cilin biseduan për çështje e prosperitetin e raporteve që kanë të bëjnë mes dy shteteve.

Shahini e informoi ministrin bolivian për zhvillimet ekonomike dhe politike në Republikën e Kosovës për rrugëtimin e gjatë të Pavarësisë së saj, aspiratat për të qenë pjesë e gjitha mekanizmave ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe anëtarësimin në OKB, për të cilën kërkoi që Bolivia të ketë rol pozitiv në përpjekjet e Kosovës për në OKB

Ai tha se Kosova tash me është anëtare e Bankës Botërore, FMN- së, BERZH- it dhe nënshkruese e MSA -as, CEFTA , dhe për referencat e privilegjuara në raport me BE- në.

Sa i përket sigurisë së Kosovës është përgjegjës Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i si garantues të integritetit shtetëror , minoriteteve ne Kosovë që janë pjesë e shtetformimit, të drejtat e tyre janë të garantuara me standardet më të larta ndërkombëtare.

Ministri bolivian, Lazoano tha se ndjehet i impresionuar me këto informata , për të cilat tha se nuk i ka patur.

“Ky komunikim i sotëm për mua është një pasaportë më shumë se ekonomik e diplomatik për tu njoftuar nga dora e parë nga ju, z. Shahini. Bolivia ka pak informata për Ballkanin dhe ato që i ka nuk janë edhe aq pozitive. Prandaj unë në raportin tim lirisht mund të shkruaj se Kosova është një storje e suksesit në sigurinë e zhvillimit ekonomik dhe e atij politik. Prandaj Bolivia nuk dot jetë larg Kosovës por edhe ju duhet të jeni më afër Bolivisë për të na informuar dhe promovuar vendin e juaj”, tha ministri Gonzalo Lazoano.

Në fund dy bashkëbiseduesit ftuan njëri-tjetrin për vizita në vendet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version