Site icon Telegrafi

Shahini: Konsumimi i produkteve vendore rrit zhvillimin ekonomik

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka mbajtur manifestimin kryesor në kuadër të projektit “Javët e Biznesit Kosovar 2014”, në objektet e ETC-group, ku u tha se vetwdijësimi i konsumatorëve për konsum të prodhimeve vendore, rrit cilësinë e produkteve, si dhe rrit zhvillimin ekonomik të vendit.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ky është edicioni i 12-të i përpjekjeve të përbashkëtapër të rriturvetëdijen konsumuese të qytetarëve të Kosovës për konsum të prodhimeve vendore.

Ai tha se javët e bizneseve të Kosovës tashmë e kanë marrë një rrugëtim të gjatë nëpër të gjithë regjionin madje edhe në shumë vende të Evropës . Por, siç tha ai, strehën më të mirë të prodhuesve vendore e gjejnë në ETC- grup, në 20 pika shitëse.

“Duke konsumuar prodhim bëhemi pjesë e zhvillimitekonomik të Kosovës. Kjo javë e prodhimeve vendore , ky muaj i prodhimeve vendore, gjithë kombëtare nëpër të gjithë territoret shqiptare, ka një mision të qartë, që nëpër tryezat tona në festat e fund vitit të kem i sa më shumë prodhim vendim sa më shumë prodhim sa më shumë konsum, ne do të jepmi mundësi për rritjen e vendeve të reja të punës, rritjen e zhvillimit ekonomiktë Kosovës, ndalimine eksportevetë parave të gatshme, por njëkohësishtedhe duke përmisuar mirëqenien e qytetarëve në Republikën e Kosovës. Ju konsumatorë jenigjithmonë të respektuar nga bizneset e prodhuesit e në këtë drejtim ftoj prodhuesit vendore që të jenë të vëmendshëm në prodhimin e vet në cilësinë dhe kualitetin që ofrojnë për konsumatorin”, tha ai.
Ai tha se prodhuesit vendorw do të duhej të kenë kontroll më shumë duke thënë se duhet të ketë kontroll edhe nga Agjencionit Shtetërore për prodhim vendi. Madje ai tha se ata duhet të kenë kontroll edhe për prodhues të tjerë që gravitojnë nëpër qendër të ndryshme tregtare dhe që janënga vende të ndryshme.
Shahini përmendi edhe injektimin e pulave që është folur për ta, por siç tha ai, ato pula nuk janë prodhim vendi. Ai shtoi se Agjencioni i ushqimit tash do të e këtë kontroll më të madh nëpër kufijtë doganorë, në mënyrë që të mos futet ushqim i cilësisë së keqe.

Ndërkaq, Ramiz Kelmendi, pronar i ELKOS-group, ka thënë se ky grup po vazhdon me traditën e organizimit të javëve tëprodhimeve vendore , e me këtë rast është zgjedhur pak ditë para 28 nëntorit që të mbahet ky eveniment.

Ai shtoi se konsumatorëve tashmë do t’u ofrohet mundësia që t’i shohin prodhimet aty për aty dhe pastaj t’i blejnë duke vërtetuar cilësinë e tyre.
“Duke iu mundësuar prodhuesve të shumtë që janë, që janë çdo ditë duke u ndërtuar më mirë, e më mirëedhe me sasi, edhe me kualitet, duke ua mundësuar ekspozimin e mjaftueshëm në rafte tona dhe sasitë e duhura për konsumatorë. Por kësaj radhe e begaton edhe mënyra e degustimit, pra çdo qytetarë ka mundësi ta degustoj prodhimin kosovar dhe të verifikohet aty për aty që ky prodhime meriton të konsumohet. Unë vlen të ceket se nuk është prodhim kosovar vetëm ushqimi, këtu kemi edhe shumë prodhues të tjerë jo ushqimore, pra kemi edhe industrinë e tekstilit, tekstili shtëpiak, industrinë e mbathjeve, e shumë industri të tjera që e bëjnë të kompletuarindustrinë kosovare, prandaj i ftojqytetarët të gjithë konsumatorëtduke besuar në ta se veidjësimi është jashtëzakonisht i lartë, që të blejnëprodhime vendore në mënyrëqë ta shtojnë sasinë, cilësinëdhe ta shtojmëpunësimin direkt në këto industri”, ka thënë ai.

Kelmendi ka thënë se qytetarët e Republikës së Kosovës, do të kenë mundësinë që t’i vizitojnë rreth 20 objektet e ETC-së, në Kosovë dhe një në Maqedoni dhe Shqipëri, duke thënë se këtë javë presin që numri i konsumatorëve që do t’i vizitojë pikat e ETC-së, do të arrijë deri në 1 milion konsumatorë. /Telegrafi/

Exit mobile version