Site icon Telegrafi

Pas shfaqjes së dy rasteve me Coronavirus në Shqipëri, Shahini: Institucionet arsimore do të janë të mbyllura deri më 23 mars

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini pas shfaqjes së dy rasteve me Coronavirus në Shqipëri, ka kërkuar që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore për dy javë, përkatësisht deri më datën 23 mars.

Sipas saj, kjo do të bëhet me qëllim të frenimit të përhapjes së këtij virusi.

“U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020. Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi”, njoftoi Shanini.

Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama në mbledhjen urgjente të qeverisë, ka kërkuar që të ndalohen fluturimet në drejtim të Italisë deri më 3 prill.

Lexo po ashtu Pas shfaqjes së dy rasteve me Coronavirus, Rama kërkon që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore

“Ne besojmë së është momenti që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore dhe njëkohësisht të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimin e aktiviteteve aktive e sportive, kulturore, konferencave, dëgjesave publike deri më datën 3 prill. Të mblidhen të gjitha të dhënat që të vlerësohen më tutje se çfarë duhet të bëhet”, ka thënë Rama.

Me anë të një njoftimi Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka konfirmuar dy rastet e para me Coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version