Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini ka thënë se ai ende nuk din asgjë për vendimin lidhur me dënimin me kusht ndaj tij.
“Unë nuk e kam parë këtë vendim, e kam lexuar në media”, u shpreh Shahini.
Shahini thotë se ai akuzohet që e ka mashtruar TEB Bankën, në emër të kompanisë “Besarti Company”, duke tjetërsuar pasurinë e saj, për ta lënë peng për të marrë kredi.
“Unë nuk kam riprogramuar, sepse nuk mundem të ndikoj në këtë, vetëm kam ofruar ndërmjetësim”, tha Shahini në Rrokum Roll.
Ai ka njoftuar se avokatët e tij po punojnë për ta paditur TEB Bankën dhe disa media, siç tha ai e kanë publikuar këtë lajm pa e konfirmuar.
“Dyshimet janë që disa media kanë bashkëpunuar në këtë rast me bakën në fjalë”, thotë ai, sepse sipas tij nuk mundet të shpjegohet që mediat me pas vendimin para tij.