Dy artistët më të njohur të tregut ndërkombëtar, Shawn Mendes dhe Justin Bieber, janë bërë së bashku për të sjell një bashkëpunim.
Bëhet fjalë për këngën “Monster”, e cila u prit tej mase mirë nga admiruesit e muzikës së tyre, shkruan Daily Mail.
Projekti në përgjithësi fliste për dashurinë ndaj vetes, tematikë të cilën e kishte përdorur edhe më parë Bieber.
Në klip ata shihen në një hapësirë të madhe, teksa këndonin duke qëndruar larg njëri-tjetrit.
Këngëtarët ditë më parë kishin paralajmëruar lansimin e këngës, kurse e promovuan edhe në edicionin 46-të të “American Music Awards”.
Vlen të përmendet se ky është dueti i parë mes dyshes më të njohur anembanë botës. /Telegrafi/