Site icon Telegrafi

Shabani shënon për Bayernin, por City i mposhtë me rikthim fantastik

MIAMI, FL - JULY 28: Bayern Munich starting lineup pose for a photo prior to their match against Manchester City during the International Champions Cup at Hard Rock Stadium on July 28, 2018 in Miami, Florida. (Photo by Michael Reaves/Getty Images)

Një tjetër ndeshje miqësore spektkolare është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në International Champions Cup.

Përballë njëra tjetrës ishin kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich dhe ata të Anglisë, Manchester City që fituan 2-3.

Bayerni e nisi ndeshjen në mënyrë të mrekullueshme, ku vetëm pas 15 minutave kaluan në epërsi.

Mbrojtësi brazilian Rafinha harkoi bukur në zonë, ndërsa talenti i madh nga Kosova, Meritan Shabani shënoi golin e parë me fanellën e Bayernit për 1-0.

(Getty Images)

Nëntë minuta më vonë, Arjen Robben ngriti epërsinë e Bayernit në 2-0 dhe dukej se do të ishte një fitore e lehtë e bavarezëve.

City golin e parë e shënoi në fund të pjesës së parë me anë të Bernardo Silvas.

Sulmuesi i talentuar i Cityt, Lukas Mencha barazoi rezultat në 2-2 në minutën e 51-të.

Ndërkohë për rikthimin e madh të Cityt u përkujdes përsëri portugezi Bernardo Silva që shënoi 20 minuta para fundit për 3-2.

Pas tri ndeshjeve në International Champions Cup, Bayerni ka vetëm një fitore ashtu si edhe Manchester City. /Telegrafi/

 

https://www.youtube.com/watch?v=m8Nb4uiPZLQ

Exit mobile version