Telegrafi

“Shabani” përkujtohet me ëndje në përvjetorin e 74-të të lindjes

Ditëlindja e 74-të e aktorit të ndjerë turk festohet nga të gjithë dashamirët e tij.

Kemal Sunal apo më mirë “Shaban”, është një ndër aktorët më të adhuruar të filmdashësve anembanë globit.

Ai po kujtohet nga shumëkush, duke përfshirë edhe pjesëtar të familjes si dhe miq të afërt.

Një ndër to është edhe bashkëshortja e ‘mbretit’ të humorit turk, Gul, e cila i ka përkushtuar disa rreshta emocional përmes rrjeteve sociale.

Veprat e aktorit që ndërroi jetë në vitin 2000 janë bërë shembull për shumëkënd që po ndjekin dhe realizojnë ëndrrat e tyre.

“Urime ditëlindjen… Në librin për ty kisha shkruar diçka si kjo… Aliu u diplomua në Universitetin e Biznesit ashtu sikurse ti. Ezo ka dy diploma – një për film dhe një për edukimin e fëmijëve në Londër. Të gjitha gjërat që i përjetove u është bërë shembull për të gjithë. Pos këtyre që diplomuan ka edhe shumë të tillë që po i vazhdojnë studimet ku i kanë lënë. E ke ditur mirë, para se të tjerët të bëjnë një gjë të tillë, më parë je bë ti shembull për frymëzim. Mirë që linde, mirë që je Kemal”, ka shkruar bashkëshortja në Instagram.

Theksojmë se ai ka mbaruar shkollën e mesme të ndërtimtarisë “Mimar Sinan”. Karrierën prej artisti e nisi me disa shfaqje në teatrin Zoraki Tabip.

Më pas erdhi një numër i madh i projekteve filmike, të cilat i sollën shumë përfitime materiale, por që asnjë herë nuk ia ndryshuan karakterin jetësor të qeni njeri i thjeshtë.

Ndër projektet filmike që ende shikohen me ëndje janë “Hababam Sinifi”, “Inek Saban”, “Gol Krali”, “Atla Gel Saban” si dhe shumë të tjera.

Ndryshe, nga martesa me Gullin, ai ka dy fëmijë, vajzën Enzo dhe djalin, Aliun, ky i fundit tashmë është duke ndjekur hapat e të atit. /Telegrafi/