Kandidati i PDK-së për Komunën e Dragashit, Shaban Shabani, ka dal fitues në këtë komunë edhe pas rinumërimit të 35 vendvotimeve, atyre me kusht, me postë dhe të personave me aftësi të kufizuara.
Sipas rezultateve gjatë rinumërimit, Shabani i PDK-së ka marrë 4,117 vota, kurse Selim Kryeziu i LDK-së 2807.
Kurse, në votat me kusht, me postë dhe personat me nevoja të veçanta, PDK ka marrë 302 dhe LDK 67.
E votat me postë kanë shkuar të gjitha për kandidatin e PDK-së gjithsej 230 vota.
Në dy proceset kanë qenë 66 fletëvotime të pavlefshme dhe një e zbrazur. /Telegrafi/