Agjencia e Ilaçeve MALMED njofton se e gjithë procedura administrative në lidhje me vaksinat ruse do të përfundojë të mërkurën.
Kjo u konfirmua për “Sitel” nga drejtori i MALMED, Lirim Shabani.
Dje, Komisioni pranë agjencisë miratoi importin ndërhyrës të vaksinës ruse.
Sipas tij, dokumentacioni për secilin prodhues është i ndryshëm.
Ndryshe nga Pfizer, i cili ka dritën jeshile nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, Sputnik V është duke u shqyrtuar për aprovim.
“Konkretisht për vaksinën ruse, ne kemi dhënë për herë të parë leje për import ndërhyrjeje. Së pari të arrijnë vaksinat këtu, pastaj të ndiqen disa procedura dhe kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, për lëshimin e një serie në treg, udhëzime, afishe etj.
Të njëjtën ditë, ndoshta një ditë më pas, ato do të aprovohen nga Agjencia. Sidoqoftë, besoj se deri të mërkurën ne do të jemi gati të fillojmë vaksinimin. … Ka një ndryshim, dokumentacioni për vaksinën që është aprovuar nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe posaçërisht për vaksinën nga Rusia është e ndryshme. Ne i dhamë Sputnik leje për të importuar”, tha Lirim Shabani, drejtor i MALMED./Telegrafi/