Telegrafi

Shabani: Jemi të përgatitur nëse paraqitet çfarëdo lloj efekti anësor nga vaksina “Pfizer”

Jemi të përgatitur nëse paraqitet çfarëdo lloj efekti anësor nga vaksina “Pfizer”, tha në emisionin “10 Minuta” në TV21, drejtori i Agjencisë së Barnave “Malmed”, Lirim Shabani.

Shabani shtoi se gjasat janë minimale që të paraqitet ndonjë efekt anësor nga vaksina “Pfizer”.

Drejtori i Malmed tha se Maqedonia e Veriut është shteti i parë që ka marrë donacion të vaksinave “Pfizer”.

Ai gjithashtu shtoi se kompania “Pfizer” nuk e lejon donacionin nga një shtet në një shtet tjetër dhe për këtë arsye u vonuan vaksinat nga Serbia.