Telegrafi

Shabani: Buxheti i parave të qytetarëve në bankat e Maqedonisë shënon rreth 325 miliardë denarë

Drejtori i përgjithshëm i Fondit të Sigurimeve të Depozitave, Amir Shabani, i ftuar sonte në emisionin 10Minuta në TV21, tha se përkundër krizave të njëpasnjëshme që po kalon vendi ynë dhe mbar bota, kursimet e qytetarëve në vendin tonë kanë shënuar rritje dhe momentalisht në bankat e vendit janë të depozituara më shumë se 325 miliardë denarë.

Ai shtoi se kjo do të thotë edhe se besimi i qytetarëve është i madh kundrejt sistemit bankar në vend.

“Jemi në një krizë energjetike, në një krizë financiare, e trashëguar nga kriza e COVID-19, megjithatë depozitat e qytetarëve që momentalisht gjenden në bankat e RMV-së, shënojnë 325 miliardë denarë, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar ka pasur rritje me mbi 5 për qind. Pra, edhe për kundër krizave globale, besimi i qytetarëve në sistemin bankar shkon në rritje”, tha Shabani.