Site icon Telegrafi

Shabani: BDI nuk është parti e formuar nëpër kafene apo në rrugë

BDI ka vazhduar me konsolidimin e rinisë së partisë dhe këtë herë kanë qenë në Likovë ku përveç kuvendit të Forumit Rinor në këtë vendbanim ministrat Lirim Shabani dhe Bekim Neziri kanë folur edhe për partitë politike opozitare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ditët e fundit qytetarët e Likovës shohin se disa parti vijnë nëpër klasa të shkollave të mbajnë kuvende me nga 50 persona. Dallimi është se ne kështu i bëjmë tubimet dhe se BDI nuk është formuar në kafene dhe në rrugë. Para shefit të shtabit deklaroj se kjo rini është më se e gatshme ti bartë proceset për të mirën e shqiptarëve”, tha Lirim Shabani, ministër i Pushtetit Lokal.

“Forumi rinor është një segment kyç për një subjekt politik të shëndoshë. Nuk dyshoj se me datë 5 qershor do festojmë fitoren e radhës në Likovë dhe në tërë Maqedoninë. E nderuara rini, zgjedhjet e 5 qershorit janë më të rëndësishme për BDI-në, por është edhe për të gjithë shqiptarët në Maqedoni. Disa parti politike në mënyra të ndryshme po luftojnë politikat e BDI-së duke shantazhuar e gënjyer. Nuk ka forcë politike as maqedonase e as shqiptare që e ndal turin dhe forcën e BDI-së së udhëhequr nga Ali Ahmeti”, tha Bekim Neziri, ministër i Ekonomisë.

Për kryetar i Forumit Rinor dega e Likovës së Bashkimit Demokratik për Integrim u zgjodh Xheneti Iseni./Telegrafi/

Exit mobile version