Site icon Telegrafi

Shaban Syla paralajmëron nga burgu: Do t’i publikoj transkriptet e gjykatës, për takimet e komandantëve me Nazim Bllacën

I dënuari në rastin ‘Bllaca 2’, Shaban Syla ka paralajmëruar se së shpejti do ta bëjë publike një transkript me numër zyrtar të gjykatës, ku tregohet për takimet e komandantëve që tash janë drejtues të subjekteve politike me Nazim Bllacen.

Ai në një letër publike ka sqaruar se transkripti është prej 4 faqeve dhe do ta publikojë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, transmeton KP.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shaban Syla

Letër publike nga Shaban Syla

Si e dërgoi Bllacën, Dragolub Stankoviqi dhe shefi i BIA-s serbe, Pilliq për t’i shantazhuar disa prej alamet komandantëve dhe si u gjunjëzuan këta alamet komandantë para këtij punonjësi të bijës serbe i quajtur Nazim Bllaca.

Së shpejti transkripti me numër zyrtar të gjykatës, ku tregon takimet e këtyre komandantëve që tash janë drejtues të partive, dhe çka u bisedua në to.

Transkriptin prej 4 faqeve nuk jam duke e publikuar tash për hir të procesit zgjedhor.  /Telegrafi/

Exit mobile version