Policia ka bastisur sot qelinë e burgut ku është duke vuajtur dënimin Shaban Syla. Syla është i dënuar me 7 vjet burg në rastin Bllaca II dhe po dyshohet edhe në rastin për tjetërsim të pronave ku dyshohet edhe deputeti i PDK-së Azem Syla.
Deputeti Syla dhe i dënuari Shaban Syla janë kushërinj mes vete.
I dënuari Shaban Syla nga burgu i Dubravës thënë për KosovaPress se sot i është bastisur qelia e tij, por që ai nuk është marrë as në pyetje nga Policia.
“Jam bastisur për rastin e pronave”, tha Syla.
Ai është dënuar në rastin “Bllaca 2” për tentim vrasjen ndaj Adem Salihajt.
Bashkë me të janë dënuar edhe Shpresim Uka, Sadik Abazi, Bekim Syla dhe Driton Hajdari. Të gjithë këta emra përveç Sadik Abazit, po dyshohen për tjetërsim pronave.
Në krye të këtyre dyshimeve gjendet Azem Syla, ish-kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Nuhi Uka, avokatë dhe zyrtarë tjerë. /Telegrafi/