Telegrafi

“Sha je be tu folën”, seriali më i ri vendor nis shumë shpejt transmetimin

“Sha je be tu folën?” është seriali i ri vendor, nga produksioni Grejza në të cilin, rolet kryesore i kanë Ridvan Murati dhe Ernest Zymberi , të cilët janë po ashtu producentë të serialit.

Seriali në fjalë, është një komedi por jo e zakonshme, veçantia e saj është se do të përmbajë tema të ndryshme të cilat na rrethojnë në përditshmëri (gjithmonë me një mesazh) dhe ngjarje interesante të cilat do të realizohen në mënyrën më profesionale, e cila përcjellet nga një ekip i madh profesional.

Luciano dhe Xhavi janë personazhet (karakteret) kryesorë, dy kushërinj, po ashtu shokë, të njohur si biznesmen në botën biznesit ilegal, ballafaqohen me situata të ndryshme për të arritur qëllimin e tyre, duke pasur shumë pengesa e barriera të mëdha, ata gjithmonë ia arrijnë qëllimin e tyre.

Skenari i “Sha je be tu folën” është shkruar nga Ernest Zymberi, ndërsa prej episodit të dytë do të vazhdojë ta shkruajë Milto Hoxha. Regjia është realizuar nga Burim Baftiu dhe Erson Zymberi, drejtor fotografie është Burim Tufa, ndërsa për tonin është kujdesur Labinot Sponca.

Montazha është realizuar nga Kreshnik shala, kameramanë janë Amir Vitia dhe Arian Haliti, dhe konsulent i skenarit është Ekrem Sopi.

Pjesë e serialit do të jenë aktorë të shumtë, por në rolet kryesore do të jenë: Ernest Zymberi e Ridvan Murati. /Telegrafi/