Sindikata e gazetarëve dhe punonjësve mediatik në mënyrën më të ashpër e dënon tekstin e Mirka Velinoska, në të cilën, siç thonë nga Sindikata, bëhet linç mediatik ndaj pjesëtarëve të lëvizjes majtiste “Solidariteti” dhe anëtarëve të partisë “E majta”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Po bëhet linç mediatik ndaj anëtarëve të lëvizjes majtiste “Solidariteti” dhe anëtarëve të partisë “E majta” – bashkëluftëtarëve tonë në Kartën për solidaritet për mbrojtje të të drejtave të punëtorëve.
Si sindikatë e gazetarëve, SGPM është provokuar në mënyrë plotësuese të reagojë ndaj përmbajtjes së tekstit, që më tepër paraqet tekst të sigurisë-inteligjencës, të shkruar në frymën e traditës “më të mirë” të krijimtarisë heshtëse, e cila për fat të keq edhe te ne vendoset nën termin e gazetarisë, edhe pse aspak nuk ka të bëjë me të.
Obligimi jonë është ta vëmë në dukje se nuk bëhet fjalë për prodhim të profesionit të cilit i takojmë dhe shprehim solidaritet të thellë dhe të palëkundur me viktimat e këtij teksti, nga i cili si profesionist me vendosmëri distancohemi dhe e dënojmë.“ thonë nga Sindikatës./Telegrafi/