Mjeti juaj i preferuar i grimit nuk është vetëm për të vendosur bazament në fytyrën tuaj.
Që kur ka dalë në treg, sfungjeri i adhuruar i makijazhit ka ndryshuar rutinën e grimit të femrave në të gjithë botën. Ndërkohë, shumica e femrave kanë të paktën një sfungjer magjik në çantën e tyre kozmetike. Por pak e dinë që ky mjet i makijazhit mund të bëjë shumë më tepër sesa thjesht të aplikoni pluhur në fytyrë.
Nëse vuani nga shkëlqimi, dhe nuk keni parasysh shkëlqimin e shëndetshëm, por sekretimin e yndyrës së tepërt, sfungjeri i grimit do t’ju ndihmojë. Forma e tij është ideale, sepse arrin në të gjitha pjesët e fytyrës, dhe kjo vlen veçanërisht për zonën e hundës.
Për të hequr qafe shkëlqimin e tepërt, ju duhen fletët që thithin yndyrën e tepërt. Disavantazhi i tyre është se ata vështirë se i “pluhurojnë” ato pjesë paksa të fshehura të fytyrës, siç është zona përreth vrimave të hundës. Thjesht mbështillni letrën rreth sfungjerit tuaj dhe lyeni zonën rreth hundës.
Po, sfungjeri i grimit nuk është krijuar vetëm për të aplikuar grimin me ndihmën e tij, por gjithashtu mund të përdoret për të aplikuar serume dhe vajra. Natyrisht, nuk kemi ndër mend të tundim gjysmën e serumit tuaj në një sfungjer dhe ta aplikojmë atë në fytyrën tuaj. Sfungjeri i grimit do të përdoret për të aplikuar produktet tuaja të preferuara të kujdesit në pjesë të caktuara të fytyrës.
Sfungjeri për fytyrë është një mjet i shkëlqyeshëm për të aplikuar grimin. Në këtë mënyrë ju do ta aplikoni këtë produkt në mënyrë të barabartë, gjë që bën dallimin midis përbërjes mesatare dhe asaj ideale të makijazhit. /Telegrafi/