Site icon Telegrafi

Sforcimi gjatë jashtëqitjes, alarm paralajmërues – problem nuk është vetëm ushqimi!

Ushqimi është thelbësor kur bëhet fjalë për jashtëqitjen, dhe fakti është se ka shumë mënyra se si jashtëqitja mund të zbulojë një gjendje shëndetësore

Mjekët pohojnë se mënyra se si kryhet jashtëqitja mund të tregojë edhe gjendjen e zorrëve dhe se shumica e njerëzve e bëjnë atë gabimisht.

Nëse sforcoheni shpesh, mund të jetë një shenjë paralajmëruese për shumë rreziqe të fshehura, nga prolapsi rektal deri te hemorroidet.

“Sforcimi i tepërt madje mund të shkaktojë prolapsimin e rektumit tuaj, një gjendje në të cilën pjesa e poshtme e zorrës së trashë shtrihet dhe del nga anusi. Mund të shfaqen edhe hernie hiatale, të cilat, në fakt, janë zgjatime të një pjese të stomakut që shkaktojnë probleme me tretjen e duhur. Fisurat anale janë një shembull tjetër i problemeve të shkaktuara nga sforcimi i vazhdueshëm gjatë lëvizjeve të zorrëve”, thotë dr. Chun Tang, transmeton Telegrafi.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar e përshkruan këtë gjendje si një plagë e hapur që zhvillohet në mukozën e zorrës së trashë, pranë anusit.

“Fisurat anale më së shpeshti shkaktohen nga dëmtimi i mukozës së anusit ose kanalit anal, pjesës së fundit të zorrës së trashë. Shumica e rasteve ndodhin te personat me kapsllëk, kur jashtëqitja është veçanërisht e fortë ose e madhe, kështu që gris mukozën e kanalit anal”, shton dr. Tang.

istockphoto

Lexo po ashtu Sigurisht nuk e keni ditur: Përse nuk do të duhej t’i kaloni më shumë se pesë minuta në tualet

Studime të shumta kanë treguar se deri në 36.4 për qind e njerëzve vuajnë nga hemorroidet, një gjendje tjetër e shkaktuar nga stresi. Nëse sforcoheni shpesh, mjeku do t’ju tregojë mënyra se si mund ta përmirësoni këtë gjendje. “Duhet të arrini tek shkaku kryesor i këtij problemi. Gjithashtu, nëse keni jashtëqitje më pak se tre herë në javë ose keni probleme të vazhdueshme me jashtëqitje, ka shumë mundësi që të vuani nga kapsllëku”, shpjegoi ai dhe shtoi:

“Ju mund të provoni disa ilaçe shtëpiake, hani shumë fibra dhe të merrni disa laksativë pa recetë, por nëse vazhdon, është më mirë të flisni me mjekun tuaj. Kur bëhet fjalë për dietën për të lehtësuar jashtëqitje të forta, hidratimi dhe qëndrimi gjatë defekimit janë kyçe”, tha mjeku, duke shtuar se ka një pozicion që relakson legenin.

” Kur ulesh me ijet në një kënd 90 gradë, muskuli nuk është i relaksuar, që do të thotë se ngërçi në pjesën e sipërme të rektumit nuk po korrigjohet. Ngritja e këmbëve, në mënyrë që ijet të jenë të përthyera më shumë se 90 gradë, korrigjon vendin ku takohen zorra e trashë dhe rektumi dhe mundëson zbrazjen më të lehtë të zorrëve”, ka zbuluar doktor Chang. /Telegrafi/

Exit mobile version