Telegrafi

Sfilatë me veshjet tradicionale, e frymëzuar nga fotot e Marubit

“Marubi” është frymëzues. Nxit imagjinatën e të sjell në kohë etnosin tonë përmes veshjeve. Katër stilistë nga vendet e ndryshme të botës, japin sfilatë veshjesh tradicionale në rrugën “Kolë Idromeno”.

“Do të doja që të gjithë ta përcjellin që unë ndjej në shpirt”, thotë organizatorja, Klodi Mengri. Ndërsa, për Luçjan Bedenin, Marubi ka joshur arkitektët e inxhinierët, pse jo edhe për stilistët.

“Unë besoj që Marubi prej dy vitesh po e ndryshon bindshëm qytetin”, tha Bedeni.

Me burim nga etnografia shqiptare e pasqyruar në veshjet e personazheve të fotografuar nga Marubët, e kaluara dhe e tashmja vijnë së bashku në përfaqësimin e trashëgimisë e identitetit tonë kulturor. /ABC News/