Alex Nomernoy nga Rusia, ka publikuar disa video në internet, ku shihet duke udhëtuar sipër trenave të shpejtë.
Adoleshenti 18-vjeçar luan me jetën, teksa kapet për vagonë dhe hipën sipër tyre, e shpejtësia arrin deri në 240 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
Me kamerën e vendosur në kokë, ai filmon momentet dramatike kur i duhet të qëndrojë shtrirë, që të mos prek kabllot e energjisë së lartë.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si ai rrezikon të bie në çdo moment dhe të marrë lëndime serioze, por sërish vazhdon tutje.
Policia i ka kërkuar atij që të mos bëjë veprime të tilla, të cilat do t’i kushtonin me jetë. /Telegrafi/
https://youtu.be/QVa5PgXeiuU