Site icon Telegrafi

Sfidojnë dallgët, vullnetarët hidhen në aksion – momenti kur ata shpëtojnë pesë peshkatarët, varka e të cilëve rrezikonte të mbytej

Pesë peshkatarë për fat të mirë janë shpëtuar pasi varka e tyre humbi fuqinë në brigjet e Fanad Head në County Donegal – Irlandë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë vullnetarët e Institucionit Kombëtar Mbretëror të Varkave – RNLI, që kishin kaluar për orë të tëra, në përpjekje për të shpëtuar peshkatarët.

Siç thuhet më tej, peshkatarët u gjendën në vështirësi pasi hasën probleme drejtimi.

Kështu, rojet bregdetare në Belfast ngritën alarmin më 14 dhjetor pas një alarmi nga ekuipazhi.

Mediat vënë në pah edhe faktin se kushtet e motit në atë kohë ishin jashtëzakonisht sfiduese me fryrje të madhe të nivelit të detit.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë udhëtimin e pabesueshëm të ndërmarrë nga një ekuipazh i anijeve të “RNLI” ndërsa përpiqen të arrijnë në një anije peshkimi që gjendej në telashe të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version