Telegrafi

Sfidohet të shkojë në aeroport vetëm me brekë, nuk heziton por i del një problem (Foto)

Greig Bennatyne nga Johannesburg i Afrikës së Jugut, ka qenë së bashku me ekipin e tij të notit në Malawi për një garë bamirësie, kur ka shkuar në aeroport vetëm me brekë.

Pas përfundimit të garës në liqe, ai e ka parë që nuk ka asnjë rrobë me vete dhe ka shkuar të festojë i zhveshur, transmeton Telegrafi.

Por, kur ka dashur të kthehet për në shtëpi, është sfiduar që të mos veshë asgjë dhe të shkojë vetëm në brekët për zhytje.

Ai ka pranuar pa asnjë hezitim, por zyrtarët e aeroportit nuk janë pajtuar me vendimin e tij dhe i kanë kërkuar të vishet.

Pak para se të vije autobusi për ta dërguar te pistat, dy zyrtarë policorë e kanë detyruar të nxjerrë rrobat nga valixhja.

“Më sfiduan me para dhe unë pranova, fakti që nuk më lanë të fluturojë i zhveshur nuk është faji im, sepse e përmbusha bastin”, ka thënë Bennatyne duke u mahitur. /Telegrafi/