Sonte në shoun televiziv Supersfida në RTK zhvillohet gara në mes të ekipit ‘Porshe’ dhe ‘Bab Team’. Të dy ekipet do të garojnë në lojëra të ndryshme, derisa ekipi që fiton do të vazhdojë kualifikimin, ndërsa humbësi do të eliminohet.
Në natën e sotme pritet të ketë edhe ndonjë lojë të re që ta pasurojë shoun më të madh të momentit.
Nga ekipi i Bab Team do të garojnë: Flaka Krelani, Besart Halimi dhe Besim Gashi (Babuka). Ndërsa ekipi Porshe do të përfaqësohet nga Loreta Kaçka (Lori ), Xheladin Abazi (Xhela) dhe Krenar Krasniqi.
Sfidë interesante do të zhvillohet mes këtyre kandidatëve e më të veçantë e bën edhe zhanri i muzikës që këndojnë që është ndryshe te secili.
Enis Ujkani, Producenti dhe Moderatori Enterteineri këtij shou garues, thotë që ky sezon është akoma më interesant, sepse që në fazën e parë gara është bërë shumë e nxehtë.