Telegrafi

Sfidë e re, “thyerja e vezës në kokë”: Moderatorja e RTV Dukagjinit, Nita Brisku e përjeton live në emision këtë ndjesi

Filloi si shaka, fotografia e një veze bëhet më e pëlqyera në rrjetet sociale të tilla si Instagram.

Fotografia e një veze është bërë më e pëlqyera e të gjitha kohërave në rrjetet sociale, duke marrë më shumë se 40 milionë pëlqime.

Lexo po ashtu Filloi si shaka, fotografia e një veze bëhet më e pëlqyera në Instagram, thyen rekordin e Kylie Jenner (Foto)

Kjo duket se është shndërruar në një sfidë të re në Kosovë, “Egg Challenge”, ku po thyhen vezët në kokat e njerëzve.

Një prej këtyre rasteve ka ndodhur edhe në RTV Dukagjini, ku këtë e ka provuar edhe moderatorja Nita Brisku.

Kjo e fundit e ka përjetuar ndjesinë e thyerjes së një veze në kokë gjera një të tillë ia ka thyer Durim Xhema.

E në formë parodie kësaj fushate i janë bashkuar edhe dy kompanitë e mirënjohura kosovare, KFC si dhe Konsoni.

Se si rrodhi ngjarja shikoni videon e mëposhtme në kohën 1 orë e 15 minutë. /Telegrafi/