Telegrafi

Sfidë Bashës për të marrë drejtimin e PD-së? Grida Duma flet për garën brenda partisë

Pavarësisht rezultatit të 25 prillit, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike thotë se nuk ka asnjë arsye, që Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Duma tha se në korrik Partia Demokratike ka zgjedhjet e brendshme dhe kërkesat për largimin e Bashës i quan jo-logjike.

“Si mund të japë dorëheqje në kushte… gara është aty. Gara është tani dhe jo më kot në statusin e Partisë Demokratike është bërë që gara në parti të hapet fiks pas garës së zgjedhjeve. S’ka asnjë mungesë gare, tani do hapet gara për zgjedhjet e partisë. Të imagjinosh që Basha të heqë dorë kur procesi i numërimit apo procesi i transparencës…s’ka asnjë sens”, tha ai.

Ajo thotë se edhe pse Basha do jetë në krye të partisë në kohën kur do mbahen zgjedhjet, kjo nuk e cenon aspak besueshmërinë e procesit.

“Siç ka ndodhur gjithmonë. Unë kam përshtypjen, por gjithmonë kryetari në detyrë ka qenë kur janë zhvilluar zgjedhjet. S’ka ndonjë çudi në këtë mes dhe kjo nuk i jep alibi askujt”, tha ajo.

Pyetur nëse do futet në garë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, znj.Duma dhe një përgjigje të qartë dhe të prerë: “Jo, absolutisht. Se kështu e shikoj unë eksperiencën në politikë”, tha Duma në Euronewsal.