Telegrafi

Sfidat ndaj United, do të jenë festival

Bayerni dhe Unitedi u takuan në finalen e vitit 1999 në Camp Nou, në të cilën triumfoi në mënyrë dramatike skuadra angleze pasi që përmbysi rezultatin prej 1-0, në 75 sekondat e fundit të takimit për të fituar titullin e më të mirit të Evropës me rezultat 2-1.

“Do të jetë festival për ne. Të luajmë në Manchester është shumë speciale për ne, sepse po luajmë ndaj njërit prej ekipeve më të forta në Evropë. Ne duhet të hyjmë optimist në sfidë, dhe të shikojmë se si të kualifikohemi”, u shpreh Nerlinger. /Telegrafi/