Kurdo që e dëgjoni fjalën “sfidë”, një mendim negativ do t’ju pushtojë mendjen, gjë e cila nuk duhet të ndodh.
Sfida është e rëndësishme, pasi që ju bën më të fortë dhe bën ta vlerësoni më shumë jetën, transmeton Telegrafi.
Çdo njeri ka sfida, vetëm se sfida nga sfida dallon. Disa mund të jenë duke pasur vështirësi të arrijnë një nivel të caktuar në punë, disa tjerë mund të kenë vështirësi në lidhjen e tyre, dhe disa që të dyja.
Esenca është se jeni duke përjetuar sfida dhe nuk jeni duke u dorëzuar, e ky është ndër aspektet më të rëndësishme të jetës.
Shumë miliarderë kanë histori inspiriuese të sfidave të cilat i kanë shpirë ata në nivele të jashtëzakonshme. P.sh., Henry Ford, prodhuesi i veturave prestigjioze amerikane, ka arritur suksesin pasi kishte mbetur pa asnjë trokë pesë herë. Ai kishte vazhduar me sfidat e tij dhe më vonë kishte themeluar kompaninë e jashtëzakonshme – Ford Motor.
Për ta përmbledhur më mirë, këto janë tri ndër arsyet kryesore se përse sfidat janë të rëndësishme:
* Ju bëjnë më të fortë
* Ju ndihmojnë ta vlerësoni jetën më shumë
* Ju bëjnë të mos keni frikë asgjë /Telegrafi/