Shefat e Agjencive të kundërzbulimit të vendeve të rajonit janë takuar në Shkup, në kuadër të procesit Bërdo-Brioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga Agjencia për kundërzbulim, përfaqësues të shërbimeve të vendeve pjesëmarrëse në këtë proces, u mblodhën në Shkup, ku diskutuan për kërcënimet e sigurisë në rajon.
Ata kanë biseduar edhe për gjeopolitikën, si edhe për rreziqet e tanishme për sigurinë.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe mysafirë të posaçëm nga vende tjera, të cilët kanë prezantuar pikëpamjet e tyre dhe analizat për sfidat e sigurisë. /Telegrafi/
*Foto Ilustrim