Kur është fjala për njerëzit që janë në vitet e tyre të 20’ta, lidhjet dashurore vërtet janë një labirint, qoftë se a janë në dashuri, a janë duke shkuar në takime romantike, a janë në lidhje të reja, ose thjesht a janë duke u rikuperuar nga një zemër e thyer.
Por, me aplikimin e disa këshillave të gjitha këto vështirësi mund të mposhten më lehtë, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, mbi të gjitha, ju duhet të kuptoni se nuk keni nevojë kënaqni çdo njeri me veprimet tuaja. P.sh., s’është nevoja të gënjeni në mënyrë që ta kënaqni dikë sepse kjo e rrezikon etikën dhe personalitetin tuaj.
Dashuria është rrugë dy-kahëshe, dhe duhet t’i jepni vëmendje personit po aq shumë sa ju jep ai juve. Nuk duhet të jeni i vetmi person që përpiqeni për diçka.
Gjithashtu, nëse personi tjetër gjithmonë jua vonon mesazhet apo nuk ju telefonon, atëherë ai ka prioritete tjera para juve – kështu që duhet të bëni një hap pas. Normalisht se keni opsione tjera, siç është mos shpenzimi i kohës kot dhe ruajtja e energjisë.
Mbani mend, ndarja nuk do të thotë se ka përfunduar bota! Njerëzit dhe rrethanat gjithmonë ndryshojnë, dhe jo çdo gjë është në duart tona.
Nëse e vëreni se lidhja nuk është si në fillim ose nuk është siç keni pritur, atëherë ndoshta më mirë të ndaheni. Lumturia duhet të jetë prioritet për ju dhe mos qëndroni me persona që nuk jua sigurojnë atë. /Telegrafi/