Të premten (nesër) do të zhvillohen ndeshjet e dyta të ‘play-offit’ në Ligën e Parë të Meshkujve.
Skuadrat që shënojnë dy fitore kualifikohen në finale, ku me dy fitore skuadra inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në ‘play-out’ me vendin e shtatë të elitës.
Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet New Basket dhe Prishtina e Re. Në takimin e parë fitore shënuan prishtinasit në momentet e fundit me rezultat 72-71.
Prizrenasit do të mundohen të fitojnë dhe të vendoset fituesi në sfidën e tretë, kurse prishtinasit synojnë fitore për tu kualifikuar në finale.
Takimi i dytë është Vushtrrisë dhe Vëllaznimit. Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë 106-67 dhe janë favoritë edhe për përballjen e dytë, pasi në Ligën e Parë në garat e rregullta kishin 18 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë rang garash.
‘Play-off’, ndeshjet e dyta
E premte
16:00 New Basket – Prishtina e Re
20:30 Vushtrria – Vëllaznimi