Një burrë që vuan nga një sëmundje e rrallë, që i shkaktoi lindjen me kokën e kthyer se prapthi, ka botuar së fundmi një libër.
Claudi Vieira de Oliveira ka lindur me anthrogryposis – një gjendje e rrallë mjekësore që shkakton bashkimin e kockave, transmeton Telegrafi.
Me gjithë vështirësitë e tij, ky burrë nga Brazili ka arritur të tejkaloj gjitha sfidat, duke mësuar kështu të mbaj stilolapsin me gojën e tij, dhe të përdorë kompjuterin duke lëvizur buzët.
Claudio ka botuar librin e tij të parë të titulluar “Ana e kundërt e botës”. Në atë libër ai zbulon detaje interesante nga jeta e tij, si dhe problemet e shumta që e kanë sfiduar, duke përfshirë edhe urdhrin e mjekut që i kishte dhënë nënës së tij, duke e këshilluar që ta lë të vdes nga uria në ditën që kishte lindur.
“Njerëzit filluan të më thonë se si fëmija im do të vdes, pasi që nuk do të mund të marrë frymë”, ka deklaruar nëna e Claudios.
Megjithatë, ajo refuzoi të heq dorë nga i biri i tij dhe vendosi të luftoj çdo sfidë që do t’i dilte përpara.
“Qysh si fëmijë më ka pëlqyer të merrem me punë të ndryshme, pasi që nuk më pëlqen të varem nga dikush. Falë përkushtimit kam mësuar të ndezi televizorin, të lajmërohen në telefon mobil, të ndez radion, të përdori internetin dhe kompjuterin, me një fjalë të gjitha i bëjë vet”, ka shtuar ai. /Telegrafi/