Ligji për gjuhët në Maqedoni duhet të kalojë edhe episodin e tretë, të votohet edhe një herë në Kuvend nga shumica parlamentare, pasi më herët u hodh poshtë nga kryetari Gjorge Ivanov, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Dilema e vetme sipas LSDM-së është se OBRM-PDUKM-ja ka propozuar 35 mijë amandamente para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
I njejti e paralajmëroi se gjithçka do të shkojë sipas rregullores dhe se deputetët nuk e kanë të drejtën për ta bllokuar punën e Kuvendit.
Nga ana tjetër nga BDI thonë se ligji është punë e kryer. Ndërsa, Hristijan Mickovski i OBRM-PDUKM-së i propozoi kryeministrit Zaev heqje të ligjit nga procedura që ai ta mbështes në të gjithë ligjet për reforma në vend. /Telegrafi/