Sot dhe nesër do të mbahet finalja e thirrjes publike “Sfida për hulumtues të rinj”, që organizohet nga Fondi për risi dhe zhvillim teknologjik, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Pjesëmarrësit nga shkollat fillore dhe të mesme që e kaluan procesin e para përzgjedhjes, do të kenë mundësi t’i prezantojnë projektet hulumtuese të sferës së shkencave natyrore dhe teknike.
Një komision shtatëanëtarësh nga institucione të ndryshme të rëndësishme në sferën e arsimit, ishte i përfshirë në tërë procesin, dhe do të zgjedhin në bazë të prezantimit gojor./Telegrafi/