Një organizatë bamirëse në Londër, e ka zhvilluar sfidën ku të gjithë duhet të qëndrojnë pa lëvizur, për të ngritur vetëdijen për të varfrit dhe të pastrehët.
Videoja që mund ta shihni poshtë, fillon sikur të gjitha filmimet tjera të kësaj forme, por mbaron me një skenë dëshpëruese, transmeton Telegrafi.
Derisa të gjithë në kafene janë duke pirë dhe qeshur, burri i pastrehë që është shtrirë përjashta, qëndron pa lëvizur, sepse nuk ka fuqi, apo mbase është ngrirë nga të ftohtët.
Në këtë formë kërkohet të bëhet më shumë për ata që nuk kanë, së paku për festat e fundvitit.
“Nuk është si sfidat tjera që i shohim çdo ditë. Me anë të kësaj kërkohet të ndihmohen ata që vërtetë nuk mund të lëvizin dhe nuk kanë me kë të shoqërohen”, është një nga komentet lidhur me rastin. /Telegrafi/