Site icon Telegrafi

Sfida kuq e zi, Vëllaznimi pret Drenicën

Sfida që luhet në Gjakovë, pritet të sjell numër të madh tifozësh, pasi kuqezinjtë rikthehen pas një viti në Superligë

Tifozët e shumtë do ta shohin Vëllaznimin për herë të parë pas një viti në Superligë. Gjakovarët sot në stadiumin e tyre do të presin Drenicën, me ndryshime në lojtarë, por edhe në shtab teknik.

Risi ka edhe në taborin gjakovar, ku Genc Hoxha për herë të parë do të drejtojë një ndeshje kampionale pas tri vitesh pauzë.

Pjesë e Vëllaznimit janë bërë edhe Roland Duraku, që u rikthye pas më shumë se njëviti pushim, Krenar Vokshi, Dardan Rogova, Arian Jasiqi e Nikollë Dushi. Të ardhurit pritet të luajnë në përballjen e sotme.

Drenica po ashtu ka bërë ndryshime në shtabin teknik, duke rikthyer Tahir Lushtakun, që zëvendësoi Fadil Ramën. Ata janë përforcuar me Lorik Maxhunin, Labinot Jetullahun, Yll Prekopucën, Besart Dushin, por që u janë larguar tre titullarët, Granit Arifaj, Dukagjin Gashi e Qemail Elshani. Në takimin e sotëm ata mund të paraqiten pa Sami Gecin, Kreshnik Lushtakun e Besim Bajraktarin, të cilët po vuajnë nga lëndimet dhe ende nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm për lojë. /Tribuna/Telegrafi/

Përbërjet e mundshme

VËLLAZNIMI: Muhaxheri, Duraku, Jasiqi, Yll.Myrta, Gjeraj, Dylazeka, Gashi, Buqaj, Bushaj, Dushi, Rogova

DRENICA: Sadiku, Caka, Geci, Ibrahimi, Bejta, Prekopuca, Maxhuni, Dajaku, Kr.Lushtaku, Jetullahu, Dushi

Exit mobile version