Femrave, por edhe pjesës tjetër të popullatës, gjithnjë e më shumë u është monotone jeta në karantinë
Këtë e konfirmon edhe sfida më e re, e cila është edhe më e keqe nga ajo me jastëkë…
Pas fustaneve nga jastëkët dhe çarçafët, kanë ardhur deri te ideja që të fotografohen të veshura me “fustane” nga qesja, transmeton Telegrafi.
Ideja është e njëjtë si edhe herën e kaluar, që damat të vishen apo së paku pjesërisht të mbulohen me ato që kanë në shtëpi. Ndërsa qese të letrës ose qese të plastikës, shumica syresh i kanë.
Që të dy llojet e qeseve janë nga materiali shumë vlerësues, sepse nga to lehtë mund të bëhet qoftë fustan i shkurtër, qoftë i gjatë, me bashkimin e dy apo më shumë qeseve.
Ka lloje të ndryshme, disa pjesëtare të gjinisë femërore dorezat e qeseve i kanë shfrytëzuar si bretela, derisa disa vetëm kanë mbështjellë qesen rreth vetes.
Reagimet janë shumë të ndryshme, nga ato frymëzuese, deri te tërësisht zhgënjyese, mirëpo është pritur që meshkujt të avancojnë me komplimente.
/Telegrafi/