Kosova U-20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të ‘FIBA U-20 Women’s European Challengers’, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021. Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.
Sfida e parë për Kosovën U-20 do të jetë ndaj Sllovakisë, të martën (sot) nga ora 17:00.
Ky do të jetë një duel shumë i vështirë për vashat e Kosovës U-20, megjithatë, synimi mbetet paraqitja e mirë në garat në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Dita e mërkurë do të jetë pushim, për të vazhduar të enjten ndaj Luksemburgut, përballje që zhvillohet nga ora 17:00.
Takimi i tretë do të jetë të shtunën nga ora 17:00 ndaj Rumanisë dhe sfida e fundit të dielën ndaj Maqedonisë Veriore, nga ora 21:00.
Orari
13 korrik
17:00 Sllovakia-Kosova
15 korrik
17:00 Kosova-Luksemburgu
17 korrik
17:00 Rumania-Kosova
18 korrik
21:00 Maqedonia Veriore-Kosova