Telegrafi

Sfida e parë për Golden Eagle Ylli në FIBA Europe Cup

(Foto: Facebook/.B. Golden Eagle YLLI)

Golden Eagle Ylli nesër (e mërkurë) do të ketë ndeshjen e parë në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo është paraqitja e parë për therandasit në këtë garë.

Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën izraelite, Hapoel Nofar Galil Elion.

Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Në këtë grup janë edhe dy skuadrat gjermane Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.

Ylli garon në FIBA Europe Cup, pasi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ishte mundur nga Benfica e Portugalisë.

Derisa kjo është paraqitja e parë për kampionët e Kosovës në këtë garë, shpresojnë në paraqitje të mira, edhe pse do të kenë shumë vështirë.