Sfida e çmendur: Hidhen në xhamin e përparmë të veturës dhe nominojnë shokun (Video)
Kushtrim Gacaferri
Michaela Camm nga Leedsi i Anglisë, ka mbetur e befasuar kur ka parë se si i është thyer xhami i përparmë i makinës.
Vetura e saj Golf, ka qenë cak i një të riu, i cili është bërë pjesë e sfidës së ‘përplasjes së trupit’, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, ai e ka thyer xhamin dhe më pas e ka nominuar shokun e tij që ta bëjë të njëjtën gjë.
Në videot që po qarkullojnë në internet, shihen të rinj nga vende të ndryshme të Britanisë së Madhe, teksa e luajnë këtë lojë të rrezikshme dhe bizare.
Policia është vënë në kërkim të të gjithë atyre që po postojnë këto video në rrjetet sociale, në përpjekje që t’i identifikojë dhe ndalojë. /Telegrafi/