Telegrafi

“Sfida e 10 viteve” e vajzës së përzgjedhur si më e bukura në botë, Thylane Blondeau

Foto: Thylane Blondeau/Instagram

Thylane Blondeau është e njohur për të gjithë si vajza më e bukur në planet.

Ky epitet iu dha duke analizuar të gjitha tiparet e fytyrës si dhe ngjyrën e syve.

Foto: Thylane Blondeau/Instagram

Tashmë të gjithë janë të njohur me sfidën virale “10 Years Challenge”, e cila sfidon personazhet që të krahasojnë një fotografi të ditëve të sotme, me një të 10 viteve më parë.

Një gjë të tillë vendosi ta bëjë edhe Thylane, e cila ka publikuar disa fotografi të vejtra në llogarinë e saj në Instagram.

Fillimisht, bukuroshja franceze ka ndarë me ndjekësit një fotografi të sajën kur ishte shtatë vjeçe, duke e krahasuar me një nga fotografitë e sotme.

Foto: Thylane Blondeau/Instagram

17-vjeçarja gjithashtu shfrytëzoi rastin për t’i falënderuar tre milionë ndjekësit e saj, duke u ndjerë mirë për epitetin që i kanë dhënë.

Sfidës “10 Years Challenge” i janë përgjigjur edhe shumë prej yjeve botërorë. /Telegrafi/

Foto: Thylane Blondeau/Instagram

 

Foto: Thylane Blondeau/Instagram

 

Foto: Thylane Blondeau/Instagram