Telegrafi

Sfida brutale, nxënësit “bombardojnë” me çanta shokun e klasës (Foto/Video)

Një trend i ri brutal ka pushtuar të gjithë shkollat e mesme në Britaninë e Madhe.

Sfida e çantave të shpinës, e cila nisi në SHBA, duket se është pasardhësja e sfidës së manikineve ku pjesëmarrësit duhet të ngrijnë ne vend, e të qëndrojnë pa lëvizur.

Video, e publikuar në Twitter dhe Facebook me hashtagun #backpackchallenge, tregon raste të ndryshme se si nxënësit bombardojnë me çantat e rënda plot me libra shokët e tyre të klasës, transmeton tvklan.

Pavarësisht pjesës zbavitëse, loja ka ngritur shumë shqetësime nga ekspertët anti-bulizmit të cilët paralajmërojnë për rreziqet e trendit të ri përfshirë këtu targetimin e viktimave të bulizmit.