Në ditët e fundit është përhapur në rrjetet sociale “sfida 10 vjeçare”, brenda së cilës njerëzit publikojnë fotot e tyre të vjetra, duke krahasuar me të rejat.
Megjithatë, disa kanë vendosur të përdorin këtë hit viral për të nxjerrë në pah një problem shumë të rëndësishëm – ndryshimet klimatike.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grupe të ndryshme dhe aktivistë për mbrojtjen e natyrës shfrytëzuan rastin për demonstruar se si disa pjesë të Tokës ndryshuan në dekadën e fundit dhe për të dërguar një mesazh se duhet të veprohet menjëherë.
“Greenpeace” në Instagram ka postuar fotot e Amazonës, ndërsa profili në Instagram “theplanetlovelife” ka ndarë një foto të koraleve.
Përndryshe, kohët e fundit miliarderi Richard Branson (Richard) me një grup të studiuesve në nëndetëse ku shihen shishet plastike të hedhura.
“Ishte një nga gjërat më të fuqishme që flasin për rreziqet e ndryshimeve klimatike që unë kam parë ndonjëherë”, ka thënë ai.
“Nipërit dhe mbesat e mia do të jenë në të tridhjetat e tyre të jetës deri në vitin 2050. Unë nuk dua që ata të rriten në një botë pa korale dhe mrekulli të tjera të oqeanit”, përfundoi Branson. /Telegrafi/