Site icon Telegrafi

Sferi vazhdon shkëlqimin në Ukrainë, tjetër gol me fanellën e Vorsklas

Taulant Seferi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit ukrainas me fanellën e Vorskla Poltavas.

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka gjetur golin e tretë në kampionat, teksa i ka dhënë fitoren skuadrës së tij 1-2 në udhëtim te Kolos.

Ishte minuta e 30-të kur reprezentuesi shqiptar gjeti cepin e portës kundërshtar me një goditje të menjëhershme me të djathtën, duke lënë të shtangur në vend portierin kundërshtar për 0-1.

Seferi është ngjitur në shifrën e tre golave sezonalë në kampionat, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit bashkë me brazilianin Marlyson.

Ndërkohë Ardit Toli dhe Ennur Totre në këtë sfidë nuk luajtën fare dhe e ndoqën takimin nga banka rezervë.

Për 26-vjeçarin ky ishte goli i tretë në elitën e futbollit ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version