Telegrafi

Seferi shënon golin e 12-të në Ukrainë, Vorskla merr fitore të madhe në udhëtim

Taulant Seferi është rikthyer vendimtar për skuadrën e tij Vorskla Poltava.

Pas tre ndeshjeve ‘agjërim’ me golin, Seferi ka realizuar sërish në elitën e futbollit ukrainas, një gol që i ka sjellë tre pikë skuadrës së tij.

Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56-të teksa shndërroi në gol një 11-metërsh duke kaluar në avantazhin Vorsklan në sfidën që këta të fundit e fituan në udhëtim ndaj Lviv me rezultat 0-2.

Për reprezentuesin shqiptar ky ishte i 12 këtë edicion në elitën e futbollit ukrainas.

Skuadra e Seferit me  këtë fitore mban vendin e gjashtë në renditje me 33 pikë dhe lufton për një vend në garat evropiane. /Telegrafi/