Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Sfarqa, ka thënë se partnerët e koalicionit janë ata që e vlerësojnë koalicionin dhe se koalicioni është stabil.
“Deri më tani nuk ka pasur asgjë që e lëkundë koalicionin. Kryeministri vendos për performancën e ministrave. Nuk ka asnjë aferë dhe të gjithë ministrat janë duke punuar mirë. Në momentin që diçka nuk shkon në rregull, është detyrë e koalicionit që ta zgjedhin”, ka thënë Sfarqa.
I ftuar në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, Sfarqa ka thënë se koalicioni qeverisës me PDK-në është koalicion për shpëtimin e shtetit.
Sfarqa, duke folur për dy marrëveshjet tashmë të njohura, Asociacionin dhe Demarkacionin ka thënë se pret që të kalojë kjo e fundit , nëse vie për ratifikim në Kuvend.
“Çështja e numrave është çështje e shefave të grupeve parlamentare dhe liderëve politik. Asociacioni nuk është produkt i LDK-së, por është produkt edhe i planit të Ahtisarit”.
Ai ka thënë se edhe për Demarkacionin është çështje e deputetëve të votojnë dhe se pret që kjo marrëveshje të kalojë.