Telegrafi

Sfarqa premton zgjidhje për ish-punëtorët e Fabrikës së tubave

Ish-punëtorë të Fabrikës së tubave të Ferizajt, të cilët që nga viti i kaluar janë duke bërë grevë afër Qeverisë së Kosovës, në kërkim të së drejtës së tyre, janë takuar të hënën me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

Ish-punëtorët e tubave, po kërkojnë zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe të institucioneve më të larta shtetërore për kompensimin e tyre sa kohë ishin të larguar dhunshëm nga puna ndërmjet viteve 1990-1999.

Sfarqa, ua bëri me dije edhe një herë këtyre ish-punëtorëve se solidarizohet plotësisht me kërkesat e tyre, sa kohë që ato kërkesa janë njohur nga nivelet më të larta të shtetit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendin e Kosovës.

Kryetari Sfarqa gjithashtu premtoi se do ta përdorë gjithë autoritetin e tij, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet deri në fund./Telegrafi/