Site icon Telegrafi

Sfarqa nuk e sheh të pamundur koalicionin PDK-LDK-AAK (Video)

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel, se përfshirjen e AAK-së në qeverisjen qendrore nuk e sheh të pamundur. Madje, ka thënë se kjo mund të krijojë edhe stabilitet më të madh politik.

E, sa i përket koalicionit LDK-AAK, në Komunën e Ferizajt, Sfarqa ka thënë se asgjë nuk varet nga ajo se në qeverisjen qendrore AAK-ja është kundërshtare e madhe e qeverisjes.

Sfarqa ka folur edhe për raportet me Partinë Demokratike të Kosovës dhe kritikat që po i bëhen, duke thënë se shpeshherë opozita, në këtë rast siç është PDK-ja, nuk po mund të pajtohet me rezultatin e zgjedhjeve dhe mendojnë se duhet të sulmohet pushteti me të gjitha mjetet.

Exit mobile version