Në media mbrëmë u raportua se ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka pësuar aksident.
Përmes një postimi në Facebook, Sfarqa ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rahovicë teksa po ktheheshin nga qëndrimi si mysafirë së bashku me ish-drejtorin e Bujqësisë Ismet Vranovcin.
“Njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se sonte, derisa po ktheheshim nga qëndrimi si mysafirë, së bashku me ish-drejtorin e bujqësisë Ismet Vranovcin, patëm një aksident trafiku në fshatin Rahovicë. Për fat të mirë, shpëtuam pa lëndime të rënda. Pas ndihmës së parë, jemi në shtëpi dhe po e marrim veten. Me këtë rast falënderoj ekipin mjekësor që na doli në ndihmë me përkushtim maksimal, ndërsa Ismetit i uroj shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët që u interesuan për ne dhe po na ofrojnë mbështetje”, ka shkruar Sfarqa.
Ai ka falënderuar të gjithë ekipin mjekësor që i doli në ndihmë me përkushtim maksimal. /Telegrafi/