Telegrafi

SF FARMACIA – rrjeti më i ri i barnatoreve fillon operimin në 3 pika në Prishtinë!

Më 8 maj, zinxhir i ri i Farmacive (barnatoreve) me SF FARMACIA inaguron hapjen e 3 pikave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, duke sjellë një nivel të ri shërbimi, komoditeti, cilësie dhe ҫmime të arsyeshme.

Ky investim nga investitorë italian tashmë ka hapur degët në Dardani, Veternik dhe Mati 1 – Muharrem Fejza dhe synon zgjerimin e vazhdueshëm. Qëllimi i kompanisë është që të jetë sa më afër klientit.

SF FARMACIA ofron një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë produktet kronike, paisje medicinale, suplemente vitamina, të gjitha produktet e nevojshme për foshnje dhe fëmijë, dermo kozmetike, kozmetike dhe shumë të tjera.

Me një ekip profesional, SF FARMACIA janë të përkushtuar për të ofruar kujdes të personalizuar për të përmbushur nevojat e të gjithë qytetarëve.

“Mirëqenia juaj… qëllimi ynë” – I cili është edhe slogani i SF FARMACIA është ajo ҫfarë duam të arrijmë për klientët. Vizioni është që të shtrihemi në gjitha qytetet e Kosovës duke ofruar jo vetëm cilësi në shërbim por edhe të reja inovative që ta kenë sa më të lehtë klientët përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të tyre – u deklarua menaxheri i kompanisë Shpat Gojani

Për të nderuar ceremoninë e hapjes, pritet të marrin pjesë personalitete të rëndësishme, pronarët italian të kompanisë si dhe bashkëpunëtorët. Prania e tyre flet për rëndësinë e këtij zinxhiri të ri të Farmacive (barnatoreve),të cilat premtojnë të sjellin një nivel të ri të cilësisë dhe shërbimit në kryeqytet.

Për informata më të hollësishme vizitoni faqet në rrjete sociale:

Facebook: SF Farmacia

Instagram: sf_farmacia