Njëra ndër pjesët e veshjeve të cilat pothuajse çdo vajzë i ka në dollapin e vet, janë pantallonat e bardha.
Elegante dhe të rehatshme, ideale për sezonin veror. Pantallonat e ngushta të bardha, të cilat kanë linja deri te këmbët, shkëlqyeshëm u përshtaten femrave belholla. Janë shumë praktike për kombinime, por edhe mjaft efektive, transmeton Telegrafi.
Damat e njohura i veshin edhe me sandale me platformë, baletanka, atlete apo këpucë me taka. E gjitha varet nga rastet.
Pos pantallonave të bardha klasike, gjithnjë e më shumë dama vendosin edhe për pantallona me model të gjerë.
Materialet e këndshme dhe me bel të thellë e bëjnë figurën femërore bash ashtu siç duhet të jetë. Fshehin në mënyrë ideale të metat dhe theksojnë belin.
Pa marrë parasysh se a janë nga mëndafshi apo xhersej, mund t’i vishni në plazh, kur shkoni për të pirë kafe me shoqet apo në takim me të dashurin tuaj.
Për shkak të këtij modeli u përshtaten pothuajse të gjitha formave të trupit, ndërkaq shkëlqyeshëm duken edhe me sandale të rrafshëta, si edhe me taka.
Te këto pantallona rehatia është në vend të parë! /Telegrafi/